Sistemi online i shërbimeve në Gjendjen Civile në Shkodër ka vijuar të jetë jashtë funksionit edhe këtë të martë, për të dytën ditë radhazi. Edhe kësaj here, të gjithë qytetarët që janë drejtuar për të kryer punët e tyre, nuk kanë arritur të marrin shërbimin e duhur. Përderisa, puna ka mbetur pezull në shërbime të ndryshme të Gjendjes Civile, duke përfshirë këtu ede aplikimet për Karta Identiteti dhe Pasaporta.

Qytetarët janë krhyer mbrapa, duke mos patur mundësi tjetër. Shërbimi i sistemit online i Gjendjes Civile ka patur bllokaut total, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë. Punonjëset e Gjendjes Civile nuk dinë të thonë një moment të saktë për zgjidhjen e këtij problem, përderisa të gjithë njerëzit që drejtohen për të kryer shërbime, kthehen me shpresën se ditën e ardhshme sistemi të jetë rikthyer.

Qytetarët mund të aplikojne në portalin e-Albania për certifikata, megjithatë shërbimet e tjera kanë mbetur të gjitha pezull. Kjo nuk është hera e parë që sistemi online i shërbimeve në Gjendjen Civile bie brenda këtij muaji. Në datën 15 janar puna u bllokua, për t’u zgjidhur brenda pak orëve, ndërsa këtë radhë të dytë askush nuk e di se kur situata do t’i kthehet normalitetit. Qytetarët shprehen të shqetësuar me këtë situatë aspak të këndshme pasi koha në dispozicion e tyre për të kryer shërbimet nuk është aspak premtuese, ndërsa sorollatjet sjellin vonesa që i pengon në aktivitetet e tjera.

Artikulli paraprakRRJEDHJE GAZI, EVAKUOHEN 1450 PERSONA
Artikulli tjetërKËSHILLI MIRATON SKEMEN E RE TË NDIHMËS EKONOMIKE