Është një krizë që po përsëritet kudo në Europë, ku së fundmi, ka prekur dhe një zonë të vogël rurale në Francë, Le Vigan e cila mund të humbasë qendrën e vetme mjekësore që ka sepse nuk rekruton dot staf të ri për të zëvendësuar mjekët e dalë në pension, raporton politico. Ata kanë pesë vite që janë në kërkim të një zëvendësuesi, por askush nuk është ofruar të shkojë në këtë qytezë në jug të vendit, që me gjasë, do të kthehet në një tjetër “shkretëtirë mjekësore”, siç po etiketohen tashmë.

“Nuk e mendoja se do të kishte një mohim të tillë të mjekësisë rurale”, tha Antoine Brun d’Arre, 59 vjeç, një nga mjekët e përgjithshëm vendas që ngriti qendrën.

Le Vigan, i cili ka një popullsi prej rreth 4,000 banorësh dhe ndodhet në një luginë në skajin jugor të një rajoni malor nuk është i vetmi qytet francez që po lufton për të punësuar mjekë. Por niveli i sfidës me të cilën ajo përballet i ngjason shumë krizes emblematike që ka përfshirë të gjithë Europën ku mjekët janë ose shumë larg, ose shumë të paktë, ose shumë të vjetër. Gati 7 milionë njerëz në Francë nuk kanë një mjek të përgjithshëm referues. Gjeografikisht, 30 për qind e popullsisë së vendit jeton në një rajon me akses të dobët tek mjekët e përgjithshëm, thotë studiuesi Guillaume Chevillard.

Tani ka më shumë mjekë të përgjithshëm në Francë që dalin në pension sesa të rinj që fillojnë të krijojnë praktikën e tyre në këtë fushë. Dhe problemi i kapercen kufijte e Francës. Më shumë se dy vite pandemi e lodhën personelin mjekesor, ndërsa menaxherët e kujdesit shëndetësor dhe qeveritë po përpiqen të mbledhin fuqi punëtore. Mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor në Evropë, rreth 2 milionë, ndihet tashme në mbarë kontinentin, e po shtohen thirrjet për zgjidhjen e këtij ngërci, në në kundërt, problemi i mungesës së mjekëve, do të bëhet edhe më akut.