Drejtorja e shkollës 9-vjeçare “Mati Logoreci”, Suela Tirana, ka vlerësuar ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër për lirimin dhe sistemimin e hapësirës përpara institucionit arsimor. Sipas saj, ndërhyrja ishte e domosdoshme për të garantuar më shumë siguri dhe mirëqenie për nxënësit, duke u krijuar atyre një mjedis më të përshtatshëm gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla.

Lirimi dhe sistemimi i hapësirës pritet ta bëjë zonën përpara shkollës më të rregullt dhe funksionale, jo vetëm për nxënësit dhe stafin pedagogjik, por për të gjithë komunitetin e shkollës “Mati Logoreci”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA E VOLEJBOLLIT NË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërVELIPOJA NË SHTATOR E PREFERUAR PËR SHUMË PUSHUES