Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhjen me situatën Covid-19 në vend. MSH raporton se si pasojë e virusit ka humbur jetën një qytetar. Mbi infektimet e reja, njoftohet se nga 58 testime të kryera ditën e sotme, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Njoftimi nga MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 58 testime, 3 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

19 Dhjetor 2022 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 58 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë, Berat. Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 58
Testime totale 2,015,415

Artikulli paraprakBERISHA TAKIM ME PUNONJËSIT E SHËNDETËSISË: SOT SHQIPTARËT NUK DIJNË ÇFARË BLEJNË NË FARMACI!
Artikulli tjetërMBINGARKOHEN ME IMIGRANTË QYTETET MEKSIKANE NË KUFI ME SHBA-TË