Java e parë e gushtit ka shënuar trefishim të infektimeve nga COVID-19 krahasuar me javën e fundit të muajit korrikut. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në mënyrë periodike nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se për periudhën 1-7 gusht janë identifikuar 649 raste te reja pozitive me COVID-19, me një mesatare ditore 93 raste pozitive.

Ndërkohë një javë më parë, 25- 31 korrik, infektimet ishin 228, (421 të infektuar më pak), me një mesatare ditore 33 të infektuar.
Sipas ekspertëve rritja e infektimeve ka lidhje direkte me qarkullimin e gjerë të variantit indian Delta që vlerësohet 40% me infektues se varianti britanik.
Rritje ka pësuar edhe incidenca dy javore 25 korrik-7 gusht, nga 23 në 31 raste pozitive për 100.000 banorë.

Deri në datën 7 gusht numërohen 876 raste aktive, (596 të infektuar aktivë më shumë krahasuar me datën 25 korrik). Sakaq shtimi i infektimeve ka krijuar një reaksion zinxhir duke shtuar numrin e të hospitalizuarve.

Në javën e fundit të korrikut numëroheshin vetëm 8 pacient të shtruar në spitalin “Covid 1” ndërsa 14 ditë më pas numërohen 29 të shtruar, një shifër mbi tre herë më e lartë.

Ndërkohë java e parë e gushtit ka nisur me 2 humbje jete, një bilanc negativ krahasuar me muajin korrik ku u shënua vetëm një viktimë nga virusi. Që prej datës 1 deri në 31 gusht Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar hapjen e muajit të vaksinimit masiv plus 18 vjeç.

Zyrtarisht ministria njofton se janë kryer 47.189 doza vaksine anticovid për periudhën 31 korrik 06 gusht, (31 korrik 1.190.847 vaksinime, (06 gusht 1.238.036 vaksinime), me një mesatare ditore 6.741 doza.

TË DHËNAT

Në javën e fundit 1 – 7 gusht janë shënuar 649 raste te reja pozitive me COVID-19, me një mesatare ditore 93 raste pozitive.
Një javë më parë 25 – 31 korrik, infektimet ishin 228, (421 të infektuar më pak), me një mesatare ditore 33 të infektuar.
Vdekjet në javën e parë të gushtit
1 – 7 gusht 2 viktima nga COVID-19.
Një javë më parë 25 – 31 korrik, fatalitetet – 1 viktimë
SHTRIMET NË SPITAL
Në javën e fundit të korrikut 8 të shtruar në javën e parë të gushtit 29 të shtruar.
Incidenca dy javore 25 korrik 7 gusht, (877 infektime),
31 raste pozitive për 100.000 banorë.
Raste aktive 876, (+ 596 të infektuar aktiv krahasuar me datën 25 korrik).

Zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 47.189 doza vaksinë anticovid për periudhën 31 korrik-06 gusht qe shënjon javën e parë të muajit të hapur të vaksinimit plus 18 vjeç, (31 korrik 1.190.847 vaksinime, 06 gusht 1.238.036 vaksinime).
Mesatarja e vaksinimeve ditore 6.741 doza.

MARRE NGA BALKANWEB