Situata problematike me koronavirusin, ka shtyrë autoritetet holandeze të mos lejojnë përdorimin e fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve.
Qeveria e mori këtë vendim, për të shmangur plagosjet e mundshme gjatë festimeve, praktikë kjo e ndjekur edhe vitin e kaluar çka solli një ulje të numrit të personave që kerkonin ndihmë ne spitale.
Vitin e kaluar, kur u ndaluan edhe fishekzjarrët, numri i të plagosurve nga raketat dhe fishekzjarrët që duhej të shkonin në spital ose të shkonin te mjeku ra me 70% krahasuar me vitin 2019.
Nevoja për të kursyer spitalet, infermierët dhe policët tashmë të mbingarkuar, qeveria ka vendosur të ndalojë gjithashtu edhe shitjen e fishekzjarrëve për përdorim privat.