Vendi jonë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë, me ngrica dhe në zonat malore reshje dëbore.

Ministria e Brendshme informon se shtresa e dëborës do të vazhdojë të jetë prezente në zonat malore deri 30 – 40 cm. Emergjencat Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftojnë se aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme pa probleme për automjetet. Në disa segmente të rrugëve rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave. QARKU SHKODËR Akset rrugore kombëtare janë të hapura, por në disa segmente të rrugëve rurale qarkullimi i automjeteve rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Segmenti rrugor rural Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak ka pasur herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpateve, por nuk ka probleme për qarkullimin pasi është ndërhyrë nga fimat kontraktore për pastrimin e akseve. QARKU KUKËS Në qarkun e Kukësit aktualisht nuk ka asnjë aks kombëtar të bllokuar. Për shkak të ngricave në disa segmente të rrugëve rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve. Qarkullimi i automjeteve në aksin Tuneli i Kalimashit – Kukës – Morinë qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë. Në aksin rrugor rural Ura e Zapodit – Shishtavec qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë. QARKU DIBËR Në akset e Bulqizës, Qafë Bualli – Krastë, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. QARKU KORÇË Në qarkun e Korçës të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme pa problem ndërsa në rrugët rurale si Korçë – Voskopojë dhe Boboshticë – Dardhë qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave.

Artikulli paraprakAMNISTIA, NE TE GJITHE VENDIN LIROHEN 900 TE DENUAR
Artikulli tjetër5 VITE NGA 21 JANARI, RAMA SULMON GJYKATEN E LARTE