
Komunikate per mediat
Ora 13:00
Në territorin e Qarkut Shkodër, kryesisht në zonat malore, kanë filluar reshjet e dëborës, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Nga informacioni i siguruar nëpërmjet strukturave operacionale në terren po ju informojmë si më poshtë vijon:
DVP Shkodër ,
•Nga DVP Shkodër, në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë rrugore.
* Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë apelohet për drejtuesit e automjeteve të përdorin goma me zinxhirë ose goma dimërore, si dhe për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Bashkia Shkodër
•Në territorin e bashkisë vijojnë reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.
•Në aksin rrugor Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtjese ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.
•Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, qarkullimi vijon pa probleme.
Bashkia Malësi e Madhe ,
* Vijojnë reshje dëbore në qytetin e Koplikut, trashësia e dëborës arrin rreth 3 cm.
•Në fshatin Vrith ka pasur problematika në qarkullimin rrugor, ku është ndërhyrë për menaxhimin e fluksit.
Bashkia Fushë-Arrëz
* Në këtë bashki vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm.
•Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Bashkia Pukë
Në territorin e kësaj bashkie ka reshje dëbore me intensitet të ulët, trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm.
* Momentalisht nuk raportohen situata problematike.
DRV Shkodër ,
Aksi rrugor Bogë–Theth , po kryhet hedhja e kripës, në disa segmente ka prezencë ngricash.
Borëpastrueset janë në terren duke nderhyrë përgjatë aksit per pastrimin e rrugës
Aksi rrugor Tamare–Dogana Vermosh , tre borëpastruese janë në terren për pastrim dhe hedhjen e kripës.
Aksi rrugor Dedaj–Razem , dy borëpastruese aktualisht po punojnë në ketë segment, është hedhur sasi kripe dhe ështe pastruar në vendet kritike.
OSSH Shkodër
•Situata e furnizimit me energji elektrike në gjithë Rajonin e Shkodrës paraqitet pa problem.


