Lidhur me situatën e rënduar të ditëve të fundit për shkak të motit të keq në Qarkun Shkodër, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Spahia kërkon që emergjencat civile të shkojnë në terren për normalizimin e situatës. Sipas tij, zona e Dukagjinit ka qindar banorë të izoluar nga bora. “Po ndjek nga terreni gjendjen e renduar në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Nderkohe i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje vecanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve. Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon.

Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura.” Bardh Spahi mbyll statusin e tij duke i kërkuar qeverisë shqiptarë që është koha për të siguruar sigurinë e njerëzve dhe jo për të menduar për hotelet me pesë yje.