Shtabet e Emergjencave Civile po mbajnë në monitorim situatën dhe janë angazhuar me forca dhe mjete për zhbllokimin e akseve rrugore, ku janë krijuar probleme për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave.

Akset rrugore kombëtare, si dhe përgjithësisht ato rurale, në qarqet e vendit kanë qenë të qarkullueshme nga automjetet. Qarkullimi në disa prej këtyre akseve është bërë me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave në rrugë. Në segmentet rrugore problematike të këtyre akseve kanë punuar forcat dhe mjetet e firmave kontraktore për hedhjen e kripës në rrugë. Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë pasi nuk ka patur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Ne qarkun e Shkodres, Akset rrugore kombëtare dhe rurale kanë qenë të hapura, por në disa prej tyre qarkullimi i automjeteve është bërë me zinxhirë, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, për arsye sigurie prej ngricave të krijuara nga temperaturat e ulta. Firmat kontraktore kanë hedhur vazhdimisht kripë në këto akse rrugore.Vetëm segmenti rrugor Bardhet – Iballë vazhdon të jetë i bllokuar.Gjatë ditës së djeshme grupet e punës së OSHEE-së kanë punuar dhe riparuar defektet në të gjitha fiderat e territorit të qarkut.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS, NË ANALIZËN VJETORE TË 2015-tës
Artikulli tjetërDEMOKRATËT NË DEBAT, PARA VOTIMIT QË NIS ME 1 SHKURT