Situata e zonave të prekura nga moti i keq i dy ditëve të fundit është duke u stabilizuar nga ora në orë.

Të gjithë ujërat sipërfaqësore që erdhën si rezultat i daljes së prurjeve të lumenjve jashtë shtratit të tyre janë tërhequr dhe në pjesën më të madhe të tokave bujqësore dhe oborret e banesave kanë mbetur vetëm aluvione dhe inerte. Sipas te dhenave te ministrise se Brendshme behet me dije se ne Qarkun e Shkodres, Në aksin rrugor Fierz – Fushë Arrëz në fshatin Mishka janë larguar inertet nga segmenti rrugor dhe është rivendosur qarkullimi i mjeteve. Edhe aksi rrugor Pukë-Iballë është i kalueshëm me dy sense për shkak të largimit të inerteve. Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë – Theth ende vazhdon i pakalueshëm, kurse në aksin Qafë Mali – Fierzë po punohet për normalizimin e situatës.