Këtë të premte të gjitha shkollat dhe kopshtet në vendin tonë kanë qënë të mbyllura si shkak i situatës së përkeqësuar nga përmbytjet që kanë përfshirë disa zona.

Reshjet e shiut të rëna dite me pare kanë krijuar probleme me çatitë e disa shkollave në Bashkinë Shkodër. Një gjë e tillë pranohet edhe nga Morena Tirana, përgjegjëse e sektorit të programeve të zhvillimit pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.Ne qytetin e Shkodres shkollat vijojne mesimin normalisht. Situata problematike paraqitet ne Bashkine Fushe-Arrez ku janë evidentuar këto probleme:

1- Shkolla 9- vjeçare dhe e mesme e fshatit Iballe eshte jashtë funksionit,

2- Shkolla 9-vjeçare Fierze është jashtë funksionit pasi edhe në këtë shkollë, është totalisht e dëmtuar soleta

3- Është dëmtuar pjesërisht çatija e shkollës Dardhë.

Keto probleme bejne qe afro 130 nxenes ne Puke te mos zhvillojne mesimin normalisht.Tirana ben me dije se ne Dukagjin te gjitha shkollat jane te hapura.