Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e tokës së përmbytur nga reshjet, por edhe shkarkimet është rreth 2635 ha, sipas ministrisë së Mbrojtjes. Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa, 70 banesa në fshatin Obot,

15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve. Lëvizja në një pjesë të zonave të përmbytura vijon që të bëhet me varka.

“Në Njësinë Administrative Bushat ka rreth 390 ha tokë të përmbytur. Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha.

Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to”.

Situata paraqitet problematike edhe në Njësinë Administrative Bërdicë, Dajç, Obot, Ana e Malit, por edhe zona të tjera. “130 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Dajç ka pasur rreth 790 ha tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm. Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm. Në fshatin Obot kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone. Për lëvizjen e banorëve të këtij fshati nevojiten 61 palë çizme të gjata.

Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve”.

Pavarësisht debateve me bashkinë, e cila ka kërkuar shpalljen e emergjencës, Ministria deklaron se nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar bashkia Shkodër dhe planifikimit të bërë nga DBU, janë plotësuar deri tani nevojat për ushqime për komunitetin me rreth 855 pako ushqimore dhe rreth 38 ton bazë ushqimore për bagëtinë.

 

Artikulli paraprakARRESTIMI I KRYEBASHKIAKUT TE LEZHES, REAGON DEPUTETJA E PD LINDITA METALIAJ
Artikulli tjetërLezhë, mbështetësit e Frrokajt mblidhen sërish përpara policisë