Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka mbërritur Thumanë, ku ka pasur dy të vdekur nga tërmeti që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme.

“Situata mjaft dramatike. Po behet çdo përpjekje për te nxjerre banoret nen rrënoja.”-është shprehur Meta.

Po ashtu, edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndodhet në Thumanë, tek pallati që është shembur nga lëkundjet e fortë.

Basha është takuar ma banorët që janë dëmtuar më rëndë nga tërmeti. Situatën nga afër e pa edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Në Thumanë ndodhet edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj si dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka informuar Presidentin Meta për situatën.