SHKODËR, VETËVARET NË LITARË 44 VJEÇARI. Nje 44 vjeçar banues ne lagjen Ahmet Haxhia ne qytetin e Shkodrës I ka dhene fund jetes duke u vetevarur me litarë ne ish banesën e tij te vjetër te pabanuar.

Burime prane policise se Shkodres bejne me dije se ngjarja eshte regjistruar rreth ores 18 te se dieles, ku 44 vjecari eshte gjetur I vetevarur nga te afer te tij. Nga hetimet rezulon se kufoma ka një brazdë strangulacioni në qafë me drejtim oblik (karakateristikë) e vetëvarjes, nderkohe qe nuk jane shfaqur demtime te tjera. Sipas deklarimeve të afërmëve dyshohet se ka patur probleme depresioni.

 

 

ENERGJIA, OSHEE DHE POLICIA ZBARKOJNË NË BAHÇALLEK.

Operatori i shperndarjes se energjise elektrike, ne bashkëpunim te ngushte edhe me policine e shtetit, kane zbarkuar ne lagjen Bahcallek te qytetit te Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar te policise se Shkodres behet me dije se gjate se dieles, kjo lagje ka qene ne fokus te task forces per energjine elektrike. Sipas njoftimit zyrtar te policise, behet me dije se ne kuader te ketij aksioni, blute e Shkodres, kane kryer arrestimin ne flagrance, per dy shtetas njeri 57 vjec dhe tjetri 37 vjec, pasi prane banesave te tyre ne lagjen Bahcallek te Shkodres eshte gjetur rilidhje e energjise elektrike ne banesat e tyre. Ndërkohe po ne kete lagje, Policia ka nisur procedimin penal dhe ka nisur shpalljen ne kërkim per 5 shtetas te tjerë, edhe keta banues ne lagjen Bahcallek te Shkodres. 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/JwnUV-VtO9w?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]