VIJOJNË OPERACIONET NDAJ DEBITORËVE TE OSHEE. 1.Më datë 16.12.2014, filloi precedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit :

 

•Bledar B., vjeç 41, banues në Shkodër.

•Ermal S., vjeç 25, banues në Shkodër.

•Selman B., vjeç 26, banues në Shkodër.

 

Keto shtetas duke qënë lexues të matësave të energjisë elektrike pranë OSHEE-se, në kohë të ndryshme, kanë faturuar energji elekrike (kontratë dyqan konfeksionesh) nga biznes në familjarë, shtetasit N. H., në lagjen ”Qemal Stafa” Shkodër. Materialet ne Prokurori, neni 248 K.Penal. 

 

2.Më datë 16.12.2014, filloi preçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Ndrek Ruka, vjeç 49, banues në Shkodër, me detyrë Avokat (anëtar i dhomës se avokatisë) Shkodër, pasi në emisionin Fiks-Fare të datës 15.12.2014, ora 20.30 është kallzuar nga shtetasja S. N.,  vjeç 28, banuese në Velipoje, Shkodër, se i ka dhënë këtij shtetasi 5000 Euro, për t’i liruar burrin nga burgu, shtetasin P. N., vjeç 34. Po punohet për sqarimin e plotë të këtij kallzimi. Materialet ne Prokurori, neni 391 K.Penal.

 

3.Më datë 16.12.2014 filloj preçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin Alban A., vjeç 36,  banues në Shkodër, pasi pas verifikimeve të bëra nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar D.P.Q.Shkodër, në objektin në pronësi të tij që përdorej për shitje skrapi (hekuri), ka patur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, dhe më pas ky shtetas ka lidhur kontratë me OSHEE-ne. Materialet ne Prokurori, neni 137 K.Penal. 

                                     

4.Më datë 16.12.2014 filloj preçedimi penal pa autor, pasi persona te pa identifikuar i kanë vjedhur automjetin Tip Benz Merxedez –kamjonçin, me ngjyrë portokalli, me Targa AA556BN shtetasit F. A., vjeç 36, banues në Shkodër, të cilin e kishte patur të parkuar para baneses së tij, pranë lagjes « Manush Alimani » Shkodër. Automjeti është gjetur mbas disa orësh nga koha e kallzimit, i braktisur nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Lezhës, në hyrje të qytetit Lezhë. U kryen veprimet e para proçeduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit-ve të vjedhjes së automjetit. Materialet ne Prokurori,  nenet 134 e 22 të K. Penal.

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/_-bMSCGmx3Y” frameborder=”0″ allowfullscreen ]