Rritja e numrit të të infektuarve dhe viktimave, ka detyruar Serbinë që të futet në karantinë nga data 16 mars deri më 22, ku të hapura sipas autoriteteve do të mbeten vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe pikat e karburanteve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministrja Ana Branabiç.

“Kemi vendosur që nga sot (Ishte data 16 mars kur bëri deklaratën) gjithçka do të mbyllet, ndërsa nga e hëna në varësi të situatës do të merren dhe vendimet e tjera”, tha Branabiç.

Më tej, kryeministrja serbe i bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga autoritetet, në mënyrë që dhe kufizimet të hiqen. Kujtojmë se Serbia ditët e fundit ka regjistruar 4.500 raste me COVID-19 në një ditë si dhe ka regjistruar mbi 20 vdekje ditore.