Institucioni i cili ne veri te vendit ka pergjegjesi direkte sa i takon rrugeve nacionale, mund te quhet pa frike hermetik , ne nje dite kur gjithe fokusi dhe vemendja e opinionit publik, shkon ne sigurine rrugore dhe gjendjen e akseve te cilat kane problematika ne qarkullim.

Perfaqesues te kesaj drejtorie nuk pranojne te japin nje prononcim zyrtar lidhur me situaten ne keto akse dhe as se ku eshte perqendruar puna e firmave te kontraktuara.

Ndonese ka nje gatishmeri nga te gjitha institucionet shteterore per te qene transparent mbi situaten e rreshjeve , vetem autoriteti verior i rrugeve tregohet diskret ndaj mediave duke harruar pergjegjesine direkte te informimit te qytetareve , vecanerisht ne dite te tilla kur ka me dhjetra ankesa per rruge te pakalueshme ose veshtiresisht te kalueshme permes zinxhireve.

Kur ka informacione te panumerta per mungese te firmave te kontraktuar ne akse problematike dhe mungese se skorjes ne shume prej tyre.