Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim në Pashaliman, së bashku me ekspertët e USAID dhe Emergjencës së Mbrojtjes Civile.

Lajmi është konfirmuar nga Agjencia e Mbrotjes Civile, ë cilët me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruajnë se të pranishëm në takim kanë qenë edhe ministri Niko Peleshi, kreu i emergjencave Haki Çako dhe titullarë të lartë nga strukturat vendore.

Takimi është zhvilluar në kuadër të mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID në këto ditë ku vendi është duke u përballur me vatra të shumta zjarresh, të shtrira në të gjithë territorin.

Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga #USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret.

MARRE NGA BALKANWEB