Zjarri i rënë prej tre ditësh në zonen e Shkopetit në Kurbim vijon të jetë aktiv dhe që prej mesditës të së hënës ka kaluar edhe në territorin e Bashkisë Mirditë, duke ju afruar fshati Lurth.Flaket janë përhapur në një perimeter të gjerë, ndërsa në terren po punohet intensivisht në të dy anet për vënien në kontroll të këtij zjarri.Në zonen e Shkopetit janë forcat e bashkisë Kurbin që mbështeten nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa në territorin e Mirditës, janë angazhuar forcat bashkiake.Gjatë datave 20 dhe 21 korrik, në operacion ka marrë pjesë edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ndërhyri nga ajri, por pa arritur të shuarjë flaket.Ndërkohë sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë deri më tani rreth 123 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa era e fortë në zonën e Grykës së Shkopetit, krysisht gjatë orëve të mesditës së së hënës, ka ndihmuar përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar më tej ndërhyrjen në terren.Autoritetet mbeten në gatishmëri dhe apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët në zonat e pyllëzuara dhe malore, pasi temperaturat pritet të pësojnë sërish rritje.

Artikulli paraprakMBRËMJA LETRARE “ME PENDLAT E KORBIT TË BARDHË”
Artikulli tjetërFESTIVALI I MUZIKËS MODERNE NIS EDICIONIN E 8-TË NË SHKODËR