Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka përmirësuar sigurinë për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren.

Ajo theksoi se ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët holandezë dhe çekë për të ndihmuar forcat shqiptare.

“Ekspertët amerikanë po punojnë nga afër me pilotët e helikopterëve holandezë dhe çekë, për të ndihmuar në përpjekjet heroike të forcave shqiptare ndaj zjarreve. Koordinimi mes Shqipërisë, Holandës, Republikës Çeke dhe SHBA-së ka prodhuar rezultate më të mira, duke përmirësuar sigurinë dhe rrezikun për operacionet me helikopter dhe për zjarrfikësit në terren”, shkruan Kim.

Artikulli paraprakRRITJA E INFEKTIMEVE, SILVA BINO JEP DETAJET: SHUMICA DËRRMUESE E RASTEVE TË REJA ME DELTA, TË PAVAKSINUAR
Artikulli tjetër“NUK UDHËTONI DOT, NËSE…”! TIA BËN NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM: JA ÇFARË JU DUHET, PARA SE TË NISENI DREJT ITALISË OSE GREQISË