Situata e zjarreve, nesër mbërrijnë edhe dy helikopterë nga Gjermania

Me kërkesë të Emergjencave Civile ditën e nesërme në Shqipëri do të mbërojnë nga Gjermania edhe dy helikopterë të “Viva helicopters”. Gjatë ditëve të fundit helikopterët Viva po punojnë nga mëngjesi deri në darkë për shuarjen e flakëve. Ditën e sotme Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë së helikopterëve VIVA për shuarjen e flakëve në fshatin Maqellarë në Dibër. Po ashtu helikopterët e kompanisë Viva kanë marrë pjesë edhe në aksione në zonën e Fushë Bulqizës, si edhe në jug të vendit në Malin me Gropa.

Artikulli paraprakRAMA: 100 ZYRTARËT E DENONCUAR NË ADMINISTRATË PËR ABUZIME
Artikulli tjetërPROKURORIA E DURRËSIT APELON LIRIMIN E ALKET HATISË