Situata hidrike në Hidrocentrale, Shembja e Argjinaturës së Darragjatit si dhe rreziku për bllokimin e rrugës së Tamarës në Njësinë Administrative Kelmend kanë qenë temat kryesore të diskutimit ndërmjet anëtarëve të Shtabit të emergjencave Civile në Shkodër.

Prefekti Paulin Radovani kërkoi më shumë transparencë mbi prurjet dhe shkarkimet në Vau Dejës duke thënë se nëse ka përmbytje është përgjegjësi e hidrocentraleve. Përsa i përket Shembjes në argjinaturën e Darragjatit, Drejtori i bordit të kullimit tha se do të ketë ndërhyrje. Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj tha se problematike mbetet mungesa e energjisë elektrike. Në malësinë e Madhe, aksi Rapshë Tamarë rrezikon të bllokohet, ndërsa dy ura janë shembur në zonën e Kelmendit…. Mbledhja e Shtabit të Emergjencave Civile në SHkodër u thirr nga prefekti Paulin Radovani pas reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit.