Drejtori i KESH Benet Beci, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke komentuar situatën intensive të reshjeve, tha se shkarkimet janë në minimum.

Beci thekson se reshjet e shiut nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës.

Postimi i drejtorit të KESH-it Benet Beci:

Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare  po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

  • HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
  • HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.