Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbledhur sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në një takim raportues, krerët e policisë së qarqeve dhe shefat e komisariateve.

Mësohet se në takim do të diskutohet në lidhje me situatën kriminale në vend, pasi ditët e fundit janë shënuar një numër i lartë vrasjesh, ku në 9 ditët e para të qershorit janë regjistruar 9 viktima.

Ndërkohë, po ashtu po diskutohet edhe në lidhje me sezonin turistik, ku prej tre ditësh tashmë ka nisur nga veriu në jug edhe operacioni ‘bregdeti ynë’, për prishjen e ndërtimeve pa leje.