Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 155 qytetarë, në këto bashki:

49 në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Vlorë, nga 7 Lushnje, Mallakastër, 6 Shkodër, Krujë, nga 4 Lezhë, Durrës, Roskovec, Divjakë, Korçë, Dimal, Elbasan, Peqin, Gramsh, 3 në Gjirokastër, nga 2 Pukë, Kamëz, Patos, Himarë, Sarandë, Delvinë, Kolonjë, nga 1 Mirditë, Kurbin, Vlorë, Dibër, Selenicë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Skrapar, Polican.

Janë 1,657 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 196 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,455 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprak“GËZONTE DASHURI DHE RESPEKT NË SKENËN BOTËRORE”, PUTIN NGUSHËLLON FAMILJEN MBRETËRORE PAS VDEKJES SË MBRETËRESHËS
Artikulli tjetërZYRTARE NGA BORDI I TRANSPARENCËS, JA SA DO TË TREGTOHET MIELLI DHE SHEQERI