Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend. MSH njofton se nga 395 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë të infektuar. Ndërkohë nuk raportohet asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:

28 Janar 2023 – Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Dibër, Selenicë, Gjirokastër. Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Janar 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 395
Testime totale 2,030,016

Artikulli paraprak“UKRAINA E KA MBËSHTETJEN TONË TË PAKUSHTËZUAR” VON DER LEYEN I JEP GARANCI KIEVIT
Artikulli tjetërPEZULLOHET PROCESI I PRANIMIT TË SUEDISË NË NATO: SHKAK, TENSIONET ME ANKARANË