Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatë e Covid-19 në vendin tonë.

Numri i qytetarëve të infektuar është rritur ndjeshëm krahasuar me të dhënat e ditës së djeshme.

Nga 950 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë të infektuar.

Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 950 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:

54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.

Janë 1,242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakDREJTORI I RI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TAKIM ME STRUKTURAT E DREJTORIVE VENDORE TË POLICISË. JA ÇFARË KËRKOI
Artikulli tjetërPROTESTA E PARTISË SË LIRISË, AMBASADA AMERIKANE THIRRJE QYTETARËVE TË SAJ: SHMANGNI GRUMBULLIMET!