Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit, për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid 19. Sakaq, nga 553 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 97 pacientë janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 553 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 2 qytetarë në Sarandë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Bulqizë, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë. Janë 626 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 97 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 97
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 553
Testime totale 1,978,233