Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 667 testime për Covid-19, nga të cilat 81 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa një 77-vjeçar nga Kavaja ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 81 qytetarë, në këto bashki:
36 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Dimal, nga 3 qytetarë në Kamëz, Himarë, Sarandë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Patos, Mallakastër, Vlorë, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë, Kurbin, Durrës, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Lushnje, Delvinë, Gjirokastër, Pogradec. Janë 1,043 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 77 vjeç. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,764 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 81
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 667
Testime totale 1,974,369