
Ky vit po rezulton pozitiv për sektorin e bujqësisë në rajonin e Shkodrës, me një rritje të dukshme të prodhimeve, veçanërisht në disa kultura të rëndësishme si gruri dhe duhani
Sipas specialistëve të Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë trend janë kushtet e favorshme klimatike
Sa i takon tregut, per disa kultura te perimeve nuk ka qene ai i duhuri thotë Brahaj
Por ndërsa disa kultura po përjetojnë një sezon të suksesshëm, situata nuk është e njëjtë për bimët medicinal, që kultivohen kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Interesi për kultivimin e tyre është në rënie, për shkak të mungesës së tregjeve të sigurta për shitje.