Nga komunikimi me strukturat e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qarku Shkodër, situata paraqitet si më poshtë vijon:

Bashkia Shkodër ,

* Situata në territor paraqitet e qetë.
* Nuk raportohen ndërprerje të energjisë elektrike.
* Reshjet e shiut vijojnë me intensitet mesatar, pa problematika të evidentuara deri tani.
•Në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, që ditën e djeshme është bllokuar rruga Theth – Breg Lumi si pasojë e shembjes së masivit.
Gjatë ditës së sotme do të vijojë ndërhyrja e strukturave të Bashkisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për zhbllokimin e këtij aksi.
* Të gjitha strukturat vendore janë në gatishmëri të plotë.

Bashkia Vau Dejës ,

* Ne territorin e kesaj bashkie vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
* Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa njësi administrative.
* Momentalisht nuk raportohen problematika të tjera.

Bashkia Pukë,

Në territorin e kesaj bashkie vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar, momentalisht nuk raportohen probleme.

Bashkia Fushë Arrëz ,

* Vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë, shoqëruar me shkarkesa sporadike të rrufeve.
* Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa njësi administrative.

Po punohet intensivisht për kthimin në normalitet të situatës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRËSHQITJE DHEU DHE RESHJE INTENSIVE, DY TË ZHDUKUR NË ITALI
Artikulli tjetërPOLICIARRUGORE, APEL DREJTUESVE TË MJETEVE: RESPEKTONI RREGULLAT E QARKULLIMIT