Situata e vështirë e ditëve të fundit me motin e keq ka sjell probleme të mëdha edhe në akse të ndryshme të vendit.

Për fat të mirë, qarku Shkodër nuk ka hasur në problematika të mëdha përsa i përket akseve kombëtare. Sipas drejtorit të drejtorisë së rajonit verior të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Shkëlqim Sterkaj, gjatë kësaj periudhe ka patur dy problematika përsa i përket dy urave, në të cilat është ndërhyrë për të normalizuar situatën. Ndërkohë, aktualisht, situata paraqitet normale në akset kombëtare.

 Përsa i përket kompanive kontraktuese për përkujdesjen e rrugëve, Sterkaj bën me dije se nuk janë hasur probleme me punën e tyre në terren. Nëse në vazhdim haset edhe problemi më i vogël, atëherë ARRSH do të shkëpus marrëdhënien kontraktuale. 

ARRSH Shkodër ka një plan masash së bashku me instancat e tjera të Shkodër. Aktualisht grupe të ndryshme ndodhen në terren për të normalizuar çdo avari të mundshme.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 04.12.2017
Artikulli tjetërTRE MONEDHA TË REJA PËR VITIN E SKËNDERBEUT