Informacion mbi situatën e funksionimit të shkollave në Bashkinë Shkodër, datë 8.11.2016

NJËSIA ADMINISTRATIVE ANA E MALIT Ka vazhduar mësimi rregullisht në 5 shkolla. Janë mbyllur në orën 11:30 me urdhër të Shtabit të Emergjencës. NJËSIA ADMINISTRATIVE RRETHINA Në këtë zone ka vazhduar mësimi normalisht. NJËSIA ADMINISTRATIVE BËRDICË Në tre shkolla ka vazhduar normalisht mësimi, përveç shkollës në Bërdicën e Sipërme që nuk është hapur për shkak të rrugës se bllokuar. NJËSIA ADMINISTRATIVE POSTRIBË Në nëntë shkolla mësimi ka vazhduar normalisht. NJËSIA ADMINISTRATIVE GUR I ZI Shkolla në fshatin Kuç nuk ka zhvilluar mësim. Gjashtë shkollat tjera janë mbyllur në orën 11:30 me urdhër të Shtabit të Emergjencës. Nga Drejtoria Rajonale e Arsimit është deklaruar se me urdhër të Ministres së Arsimit është bërë ndërprerja e procesit mësimor.

Artikulli paraprakMOTI IKEQ ,PERMBYTJE DHE DEMTIME BANESASH EDHE NE TROPOJE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ,FORCAT E ARMTATOSURA SHPETOJNE FAMILJEN NE BURREL