MINISTRIA E BRENDSHME E MAQEDONISE KONFIRMOI SE NË KUMANOVË VIJON OPERACIONI. Mediat maqedonase thonë se ka shkuar në 8 numri i policëve të vrarë në Kumanovë. Pesë prej tyre humbën jetën dje gjatë përplasjeve me armë ndërsa sot në mëngjes një polic  humbi jetën në spital.

“Në zonën ku po luftohet me 6 terrositë u vra polici i shtatë” shkruan Alsat Macedonia, ndërsa shton se polici i tetë ka mbetur viktimë e shpërthimit të një bombe në rrugë dhe se shokët e tij e kishin gjetur sot.  Mes policëve të vrarë është dhe një shqiptar. Sot paradite Ministria e Brendshme e Maqedonise konfirmoi se në Kumanovë vijon operacioni i nisur mëngjesin e së shtunës ndaj një grup të armatosur, ku gjatë tërë ditës ,  janë zhvilluar luftime të ashpra ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur. Ndërkohë janë ndërprerë të shtënat në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe se situata është e qetë. Dyqanet janë hapur dhe lëvizja e makinave ndonëse e pakët ka nisur. Ndërkohë që policia ndodhet kudo nëpër qytet. Ministria e Brendshme nuk etiketon se emrin e këtij grupi por thotë se janë pjesëtarë nga vendet fqinje dhe Maqedonia, ndërkohë një grup i ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes deklaratave të cilat publikohen në media thotë se është ai që po lufton në Kumanovë. Ministria e Brendshme e Maqedonisë deklaroi dje se kishte shoqëruar në polici një grup personash, ndërsa sot mësohet se mes të ndaluarve janë pleq, fëmijë dhe nuk ka pjesëtarë të asaj që e quajnë grup zjarri.

Artikulli paraprakPRIMERA DIVISION, REAL MADRID I JEP TITULLIN BARCELONËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA REALIZON DËSHTIMIN E RADHËS NDAJ LAÇIT