Situata e krijuar në PD dhe përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e ambasadorëve të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë. Ambasadorët do të zhvillojnë një takim sot në orën 10:00 me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në selinë blu.

Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.

foto galeri

foto galeri

foto galeri