
Në Partinë Demokratike nuk ka një frymë bashkëpunuese, ndërsa vazhdon një gjuhë përçarëse. Kështu tha ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, i cili shtoi se Sali Berisha po shpall kulak çdokënd që bëhet kundër tij.
‘Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzish. Interesa të ngushta personale të Berishës mbajnë peng PD-në. Nuk ka frymë bashkëpunuese në PD-së. Berisha shpall kulak atë kthehet kundër tij. Siç e keni parë se çfarë i bëhet Alibeajt vetëm se mbron interesat e PD dhe interesat e demokratëve. Ju keni parë që DASH konfirmoi ato që ne kemi thënë.’- tha Basha.