Edhe qarku i Lezhës është prekur nga tërmeti i fortë i ditës se marte dhe nga lëkundjet e mëpasme që kanë qenë me magnitudë të ndryshme, ndërsa qindra banorë janë strehuar në çadra.

Situata është ndjekur nga shtabet e Emergjencave Civile, nën drejtimin e prefektit dhe të kryetarëve të bashkive, si dhe janë organizuar grupet e verifikimit në terren, ku jane konstatuar konkretisht;

28 pallate, që përbëhen nga 560 apartamente me rreth 2200 banorë, si dhe 75 banesa me rreth 300 banorë në njësitë administrative Kurbin. Banesat e verifikuara janë të dëmtuara rëndë dhe sipas mendimit të specialistëve janë të pabanueshme ose paraqesin rrezikshmëri për banim.

Janë akomoduar ne cadra rreth 500 qytetar, të cilët janë trajtuar me shërbimet e nevojshme. Sipas kërkesës të bashkisë janë vlerësuar për tu evakuar rreth 250 familje në ambjente hoteleri etj. Rreth 100 familje të vlerësuara për evakuim, janë stabilizuar tek të afërmit e tyre.

Janë verifikuar 13 pallate që përbëhen nga 250 apartamente me rreth 1000 banorë si dhe 50 banesa me rreth 200 banorë një njësitë administrative Mirditë.

Nderkohe ne intervistat e marra nga gazetari yne ne Lezhe Martin Marku, banoret kane reaguar duke kerkuar ndihma madje ka prej atyre qe kane pretendime se po nxirren edhe nga çadrat