SITUATA MË PROBLEMATIKE NË AKSET E RRETHIT TË PUKËS Ministria e Brendeshme ka bere publike situaten e qarkullimit te rrugeve, ne Qarkun e Shkodres pas reshjeve te medha te deobres qe kasne shoqertuar zonat malore te ketij qarku, gjate 48 oreve te fundit.

Sipas te dhenave qe ofrohen nga ministria e brendshme behet me dijse se aksi rrugor Shkodër – Pukë – Fushë Arrëz , është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.Aksi rrugor Fushë Arrëz –Fierzë dhe Fushë Arrëz – Kukës, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ka bllokime të shpeshta të rrugës për shkak të shëmbjes së borës nga era e fortë .Gjithashtu bwhet me dije se ne të gjithë vendin shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në akset rrugore kryesore për të monitoruar trafikun e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në akset rrugore ku kalohet me zinxhirë, Policia Rrugore është mbështetur nga strukturat e Policisë së Rendit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Policia Rrugore kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e saj në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.

Artikulli paraprakNJË DREKË ME PRINDËRIT
Artikulli tjetërNATO, LAMTUMIRË AFGANISTAN