Nga monitorimi periodik në terren diten e sotme datë 09.01.2021,ora 8.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara.

Situata e lumenjve:

Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.10 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.50 m. Në Njësinë Administrative Dajç, kuota e ujit është 6.20 m.
Rënia e prurjeve në lumenjtë Kir dhe Gjadër, mungesa e reshjeve të shiut dhe ulja e temperaturave po ndikojnë pozitivisht në stabilizimin e situatës hidrike në territor.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e permbytur 221 Ha. Nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Nj.A. Ana Malit
1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 40cm

2. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan.

Nj.A Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha, kryesisht në Pentar.

Nj.A. Velipojë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 101 Ha,

Bashkia Shkodër është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe ka një tendencë tërheqje të ujit nga zonat me prani të tij.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMOTI I KEQ, KUMBARO: MËSIMI ËSHTË PEZULLUAR NË 54 SHKOLLA NË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërSITUATË E RËNDUAR NGA PËRMBYTJET NË QARKUN DURRËS, MBI 600 PERSONA TË EVAKUUAR