Bashkia Shkodër
* Në territorin e bashkisë Shkodër nuk evidentohen problematika përveç rrugës së Prekalit dhe Kirit, ku grupet e punës janë në terren duke punuar për zgjidhjen.
•Aksi Bogë–Theth është i kalueshëm. Mjetet duhet të jenë të pajisur me goma dimërore, nëse udhëtojnë drejt destinacioneve malore.

Bashkia Malësi e Madhe
•Në territorin e kësaj bashkie vijojne reshjet e shiut me të shoqëruara me erë.
•Ka probleme me furnizimin me energji elektrike në fidrat Zagorë, Vrakë dhe Kelmend.
Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Bashkia Fushë-Arrëz
•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.

Bashkia Vau Dejës
* Vijijnë reshjet shiut me intensitet të ulët.
Situata paraqitet pa probleme në të gjitha njësitë administrative.

Bashkia Pukë
•Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë, por pa problematika të evidentuara.

Akset rrugore
•Aksi Koplik–Bogë dhe Dedaj–Razëm: Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit ka pasur reshje shiu. Qarkullimi kryhet normalisht, pa problematika. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.
•Aksi Bogë–Theth, Kryesisht në zonën e Qafë Thores gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren.
•Aksi Tamarë–Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Ka prezencë gurësh në disa segmente, ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren dhe po vijojnë pastrimin.

DRV Shkodër
Sipas informacioneve nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve nën administrimin e DRV Shkodër, nuk raportohen probleme me qarkullimin rrugor.

Druk Lezhë
•Nga 65 mm reshje shiu në 24 orë, nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura, dhe Digën e Rezervuarit të Shkodrës.
•Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, Rezervuari i Shkodrës dhe prurjet në përrenjt kryesorë janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje.
•Hidrovorët e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në gatishmëri për punë me kapacitet të plotë.

Artikulli paraprakARRESTOHET 35 VJEÇARI, KULTIVOI 719 BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërKINA I KËRKON SHBA LIRIMIN E MADUROS DHE GRUAS SË TIJ