E ndërsa një pjesë e qarkut Shkodër është përfshirë nga përmbytjet zonat malore po përmballen me reshje dëbore kun ë disa segemnte ka pasur probleme edhe me qarkullimin. Në njoftimin e saj prefektura e qarkut Shkodër bënë të ditur se në segmentin Bogë – Qafë Thore ka prezence bore në disa pjesë që arrijnë deri në 120 cm. Segmenti pranë tunelit panoramik i bllokuar nga orteqet, ku ka patur dhe një automjet të bllokuar që është asistuar nga firma kontraktore për të vijuar pastrimin e aksit nga ortekët e ndodhur gjatë natës.
Ndersa firmat kontraktore vijojnë punën pa ndërprerje për të mundësuar kalueshmërinë e rrugës në vijimësi. Edhe segementin Hani i Hotit–Vermosh ka pasur reshje të dendura dëbore, erë e te fortë mbi 700 m; në Qafën e Perdolecit dëbora arrin ne 80 cm. Ndersa qarkullimi rekomandohet me goma dimërore dhe zinxhirë. Nderkoh në bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz vijojnë reshje dëbore rreth 10- 25 cm por nuk raportohen problematika.

Prefektura e Qarkut është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile, Policinë e Shtetit dhe strukturat vendore për çdo problematikë të mundshme.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PËRMIRESOHET SITUATA NË QARKUN LEZHË
Artikulli tjetërKUPA E SHQIPËRISË, VLLAZNIA KUALIFIKOHET ME VËSHTIRËSI