Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak të infketuar me COVID-19 në Europë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar shifrat, teksa SHqipëria renditet krah Islandës.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

 

Ulja e numrit të rasteve ditore, për ekspertët ka ardhur si pasojë e procesit të vaksinimit që ka ecur me ritme të shpejta ku deri më tani janë kryer 800 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime deri në fund të qershorit.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit u shënuar 5 raste të reja dhe 1 viktimë, humbja e parë e jetës për muajin qershor. Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon që prej muaji mars, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza’, ose 911 mijë vaksina në total.

Artikulli paraprakJEFF BEZOS, NJERIU MË I PASUR NË BOTË BËN ËNDRRËN REALITET, MUAJIN E ARDHSHËM UDHËTON NË HAPËSIRË SË BASHKU ME TË VËLLAIN
Artikulli tjetërE PAPRITUR, ÇFARE PO NDODH ME BRDARIÇ? TRAJNERI NISET DREJT GJERMANISE DHE LE NE “AJER” DREJTUESIT E VLLAZNISE