Gjatë të gjithë ditës së djeshme, orëve të mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit kanë vijuar reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shtrëngata dhe dalje te përrenjve nga shtrati i tyre të cilët krijuan probleme në territorin e Qarkut Shkodër.

Ne bashkinë Shkodër, fshati Theth, fshati Nderlysaj si pasojë e daljes nga shtrati të përroit u bllokua segmenti Theth- Nderlysaj, ndërsa në fshatin Buzhale të Bashkisë Pukë, si pasojë e rrëshqitjes së dherave u dëmtua kabina e këtij fshati duke ndërprerë energjinë elektrike në disa rrugë nacionale, ku ka pasur rënie inertesh.

Autoriteti Verior nuk raporton probleme në akset rrugore që mbulon DRV Shkodër. Gjatë natës si rezultat i reshjeve të shiut ka pasur rënie të inerteve dhe gurëve nga skarpatet por pa shkaktuar probleme në qarkullim. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete e fuqi punëtore.

Në Bashkinë Shkodër të tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit u zhbllokuan. Raportohen për ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Shkrel e Kelmend.

Nuk raportohet për bllokim të rrugëve nacionale apo rurale.

Në Bashkinë Vau Dejës, njësia Administrative Bushat ka shkëputje të energjisë elektrike herë pas here në fshatin Bushat dhe Barbullush, Njësia administrative Hajmel nuk ka probleme, Njësia Vig Mnele ka rënie gurësh në fshatin Mnele e Madhe, ndërsa në Njësitë Administrative Temal dhe Shllak nuk ka energji elektrike në të gjitha fshatrat e njësive.

 

Artikulli paraprakUNWTO: SHQIPËRIA E PARA NË EUROPË NË RENDITJEN BOTËRORE TË TURIZMIT
Artikulli tjetërPROBLEME NGA MOTI I KEQ NË LEZHË