Në disa zona në vend vijon që të jetë problematike situata nga zjarret. Në Gjirokastër në fshatin Goranxi në Dropull, raportohet për një vatër zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të vshtirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë malor. Ndërkohë Emergjencat Civile njoftojnë se janë prej disa ditësh janë aktvie edhe disa vatra zjarri në Ndërshen të Mirditës dhe në Bogë të Malësisë së Madhe. Ndërkohë sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 16 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,

në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,

në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,

në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,

në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,

në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,

në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau – Dejës,

në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,

në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,

në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.

Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror. Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë vatrat e zjarrit pranë çdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile në fshatra, në njësitë administrative ne bashkitë ne prefektura, në strukturat zjarrfikëse dhe Policinë e Shtetit, në Qendrën Kombëtare Operacionale të EC në AKMC. Gjithashtu rikujton ministria e Mbrojtjes, zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

Artikulli paraprakRAMA SHFAQET NË KRAH TË KRYENEGOCIATORES DHE JEP POROSITË: JU PRET NJË SFIDË E RE NË BE
Artikulli tjetërILIR META-QEVERISË: ULNI ÇMIMET, RRITNI RROGAT DHE PENSIONET! ÇMIMET JANË PESËFISHUAR, NDIHMA ËSHTË ZERO