Në urgjencën e spitalit të Shkodrës natën e ndërrimit të viteve janë paraqitur 70 raste nga pacientët për vizitë, ku vetëm dy prej tyre të plagosur si pasojë e fishekzjarreve. Mjeku i urgjencës Ergys Sulku pohon se situata është paraqitur e qetë , nuk ka pasur raste aksidentesh apo incidentesh .

Në këtë ndërrim vitesh incidentet kanë qenë më të reduktuara në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë angazhimi i të gjitha strukturave ka bërë që ndërrimi i viteve në Shkodër të kaloj pa problem.