Pas një sërë zhvillimesh politike që kulmuan me shembjen e Teatrit Kombëtar, presidenti Ilir Meta ka lajmëruar një takim me forcat politike opozitare.

Raportohet se Meta ka thirrur një takim me opozitën e bashkuar.

Takimi pritet që të zhvillohet tek Pallati i Brigadave, gjatë ditës së nesërme.

Nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të bisedojë presidenti me liderët opozitarë, por nisur nga situata, pritet që të flitet për gjendjen aktuale politike në vend.

Artikulli paraprakTENTUAN TË TRAFIKONIN DROGË DREJT GREQISË TË VESHUR SI POLICË, ARRESTOHET PJESA TJETËR E GRUPIT
Artikulli tjetërPROTESTA PËR TEATRIN, POLICIA REDUKTON FORCAT, 300 EFEKTIVË TË ANGAZHUAR. NGA AUTOBOTET ME UJË TEK ZJARRFIKËSIT NË GATISHMËRI