
Ndryshe nga nje vit me pare ku prane sporteleve te Qendres Kombetare te Regjistrimit kishte dyndje te qytetareve per te regjistruar bizneset e tyre, gjate kesaj periudhe situata paraqitet krejt e qete pasi numri I veprimeve qe kryhen ne dite eshte minimal.
Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, ku qytetaret detyroheshin te prisnin me disa dite ne radhe per te regjistruar per here te pare bizneset e tyre, kjo ne kuader te luftes kunder informalitetit, tashme sic duket qarte edhe nga pamjet numri I qytetareve qe I drejtohen ketij institucioni ne Shkoder eshte krjet I ulet. Madje sipas te dhenave prane ketyre sporteleve aktualisht puna nuk eshte e perqendruar tek regjistrimet e reja por sidomos tek ndryshimi I të dhënave të biznesit, lëshimi I ekstrakteve për të dhënat te tyre, mbylljen e biznesit, miratimin e emrit të rezervuar apo rezervimin paraprak të emrit tregtar. Ndorkohe kjo situte ne nje fare menyre reflekton edhe rezultatet e luftes kunder informalitet pasi tashme ne Shkoder thuajse gjithe bizneset jane regjstruar, duke ushtruar keshtu ligjerisht veprimtarine e tyre ekonomike. Por gjithashtu eliminimi I radheve dhe fluksit prane sporteleve te QKR lidhet edhe me ndryshimin e proceduarave te e regjistrimit të biznesit pasi tashme ata janë bërë më të shpejta dhe më të thjeshta, më pak të kushtueshme e më transparente. Ndersa edhe koha e regjistrimit për të gjitha shërbimet e ofruara është reduktuar në një ditë dhe të gjitha hapat e regjistrimit janë kombinuar në një procedurë të vetme.






