Situata elektorale në qarkun e Lezhës vijon të jetë e tensionuar, teksa Partia Socialiste në Kurbin ka dorëzuar një tjetër denoncim në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Përfaqësues të kësaj force politike pretendojnë se janë bërë objekt akuzash dhe lajmesh të rreme që lidhen me shitblerje votash dhe paralajmërime për arrestime të mundshme të disa anëtarëve të tyre. Në një deklaratë për mediat, kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj, i cilësoi akuzat si të pabazuara dhe pjesë të një fushate të organizuar për diskreditimin e figurave të Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve.

Partia Socialiste ju bën thirrje organeve ligjzbatuese që të nisin hetime për këto raste dezinformimi dhe të garantojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe të qetë.

Artikulli paraprakKEA MBYLL FUSHATËN ELEKTORALE
Artikulli tjetërDOBRAÇI I RI MBËSHTET EKIPIN E KANDIDATËVE TË PS