
Lezha po kalon serish nje situate të vështirë si pasoje e motit te keq me reshje te dendura shiu.Problematika me e madhe paraqitet ne Bregun e Mates, pas çarjes së argjinaturës së lagunes se Vainit, e cila po shkarkon sasi të mëdha uji drejt kanalit kullues. Si pasojë, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke permbytur dhjetra hektare toke bujqesore dhe eshte vene ne rrezik e gjithe zona e banuar e bregut te Mates.
Banorët e zonës shprehen se kjo pjesë e argjinaturës ishte problematike prej kohësh dhe duhej të ishte forcuar më herët, bashkë me hapjen e grykëderdhjes drejt detit për të shmangur grumbullimin e prurjeve.
Ne lidhje me situaten e krijuar, nenkryetari i Bashkise Lezhe, Fatjon Zefi, ka bere te ditur se prej mbremjes se djeshme ka nisur puna per riparimin e argjinatures dhe se shpresojne se brenda nje koje te shpejte ajo te mbyllet plotest, per te shmangur rrezikun.
Autoritetet lokale ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa rreziku për përmbytje mbetet i lartë, pasi reshjet e shiut kane vijuar edhe gjate dites se enjte.


